Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët rrezikojnë të përhapen

Një mjet tip skrep është përfshirë nga flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Zjarri ka përfshirë gjithashtu edhe një pjesë të fushës përreth, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për parandalimin e përhapjes së tij në zonat e tjera të mbetjeve.