Vetëplago*et çobani në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.
Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.
Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje apo rrethana të tjera.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 04.08.2025, rreth orës 23:00, shtetasi P. B., 46 vjeç, në stanin e tij në fshatin Bolenë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit çifte, të cilën e kishte në pronësi me leje. 46-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin I. J., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 04.08.2025, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, është konstatuar nga punonjësit e policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 03.08.2025, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, duke punuar në banesë, shtetasi L. M., 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Tatzat, Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me gur në kokë shtetasin Z. D., 59 vjeç.
Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
