Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Ishte i armatosur, gjatë aksionit u kap edhe Julian Aliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 10:16
Drejtori i Policisë së Vlorës ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum.
Sipas policisë, Flodian Plaku momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje.
Plaku është autor i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjas.
Për këtë shtetas ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej u kap edhe shtetasi Julian Aliaj.
