Krimi në familje/ Psikologia: Ne si shoqëri e fshehim dhunën psikologjike dhe agresivitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2025, 22:22
Përmes një interviste Psikologia Eksena Qirici tha se shoqëria jonë i fsheh shumë emocionet dhe nuk kërkon ndihmë në raport me dhunën psikologjike.
Qirici: Kjo është një e dhënë për brezin e ri dhe për të kuptuar se çfarë familjeje kemi në raport me vlerat. Çdo gjë rritet dhe formohet në familje. Ne shpesh jemi një shoqëri që i fshehim emocionet dhe nuk kërkojmë ndihmë. Nga analizat që bëjmë e shohim se gjërat janë aty dhe kanë qenë prej kohësh aty. Nuk e kuptojmë se dhuna psikologjike sjell shumë agresivitet.