Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që i është caktuar nga Gjykata.

Berisha ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, dhe si çdo dy javë, ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e angazhimeve procedurale që lidhen me hetimet në vijim.

Ashtu si në paraqitjet e mëparshme, Berisha është përshëndetur me mbështetësit e tij që e prisnin jashtë ambienteve të SPAK-ut, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.