Kryebashkiaku i Himarës bën policin e trafikut në Vuno
Një rrugicë e ngushtë, një kalimshe, në fshatin Vuno, apo siç njihet ndryshe Semafori i Vunoit, është aktualisht zona që prodhon ngërçin apo problemin më të madh te trafikut të automjeteve ne rrugën drejtë fshatrave të Bregut të Jugut, deri në Sarandë.
Rrugica nuk është zgjeruar me çdo projekt që është zbatuar për rrugën e Bregut, e mesaduket pak shpresë ka të zgjerohet, për shkak se duhet të shemben shumë shtëpi, në një zonë edhe historike.
Këtë fundjavë, rruga u bllokua edhe për shkak të mosrespektimit të semaforit nga drejtuesit e automjeteve, duke krijuar radhë të gjata.
Mes atyre që prisnin të kalonin ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Z.Vangjel Tavo.
Pas disa minutash pritje, Tavo ka zbritur dhe ka bërë policin e trafikut duke orientuar automjetet deri ne ç’bllokimin e rrugës.
