Rikthehet zjarri në Klos, një vatër aktive shfaqet në malin e Allushit, flakët po përhapen me shpejtësi

Zjarri është rikthyer në bashkinë Klos.

Një vatër raportohet se është aktive në malin e Allushit, mbi fshatin Shëngjun.

Flakët janë shfaqur në të njëjtën zonë ku pak ditë më parë kishte shpërthyer një vatër zjarri.

Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur në masivin pyjor.

Shkaqet e nisjes së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa yshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet lokale pritet të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve, ndërsa banorët janë në gatishmëri në rast përkeqësimi të situatës.