VIDEO/ Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në aksin Fier-Patos, zona mbulohet nga tymi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2025, 10:54
Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
