Simptomat neurologjike/ Faktorët që rrisin rrezikun: Tensioni, diabeti, duhani, alkooli
Në Shkodër, rastet me probleme neurologjike që kërkojnë trajtim urgjent po shtohen.
Dhurata Uruçi, mjeke neurologe, thotë se dhimbjet e kokës, mpirjet, si dhe vështirësitë në të folur e shikim shpesh injorohen, ndaj këshillon të mos neglizhoni këto simptoma.
Aksidentet vaskulare cerebrale janë shkaku kryesor dhe lidhen me tensionin, diabetin, obezitetin, duhanin dhe alkoolin ndaj mjekja apelon që ndërhyrja e hershme është e domosdoshme.
Numri i rasteve që kërkojnë ndërhyrje mjekësore neurologjike është në rritje ne qytetin e shkodres.
Por, ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’u paraqitur tek mjeku që në shenjat e para vazhdon të mbetet i ulët.
Në një intervistë për Ora News Dhurata Uruçi mjeke neurologe në spitalin rajonal Shkodër thotë se dhimbjet e kokës të përsëritura, mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në të folur apo në shikim, janë disa nga simptomat që shumë njerëz zgjedhin t’i injorojnë, duke humbur kohë jetike për trajtim.
‘’Jo sa duhet janë të ndërgjegjësuar njerëzit që të paraqiten menjëherë kur kanë këto ankesa tek mjeku.
Sipas mjekes në Shkodër, numrin më të madh të shtrimeve e zënë aksidentet vaskulare cerebrale që shpesh vijnë si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të tensionit arterial, diabetit, obezitetit, si dhe përdorimit të duhanit dhe alkoolit.
‘’Numrin më të madh të shtrimeve e marrin aksidentet vaskulare, e marrin epilepsitë’’.
Moshat më të prekura janë të dytat dhe të tretat, por ndikimi është i ndjeshëm në të gjitha grupmoshat.
Sëmundjet neurologjike kërkojnë kohë dhe përkushtim për t'u menaxhuar, ndaj mesazhi i mjekëve është i qartë: mos i neglizhoni simptomat e para.