Goditi me thi*ë nënën e tij/ 50-vjeçarja dërgohet tek Trauma, i biri prej kohësh i papunë, vuante nga...

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.