Hamataj: Ndryshimet në Kodin e ri Penal nuk i përshtaten realitetit tonë dhe janë pa vend

Përmes një interviste në Ora News, avokati Ermal Hamataj tha se ndryshimet në kodin penal janë pa vend dhe nuk i përshtaten realitetit ku ne jetojmë dhe mënyrës së sjelljes tonë.

Hamataj: Nëse do ta servirim seriozisht këtë kod të ri, janë dispozita që nuk kuptohen nga populli, derisa sa të jenë pjesë e këtyre dispozitave. Nëse flasim për këto ndryshime janë pa vend dhe nuk i përshtaten realitetit ku ne jetojmë dhe mënyrës së sjelljes tonë.

Mund të ketë një kod penal shumë të mirë Franca, por nuk ka lidhje me mentalitetin dhe historinë e vendit tonë. Duket që kushdo që e ka punuar atë kod e ka marrë sa andej apo këtej dhe nuk ka pyetur se në cilin realitet do të aplikohet.