Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2025, 19:10
Një i ri nga qyteti i Korçës ka goditur me gurë ambientet e jashtme të Bashkisë së Korçës.
Sipas burimeve të policisë, i riu është përdorues i lëndëve narkotike.
Ai ka hyrë LIVE në TikTok, ku me një fjalor të rëndë ka ofenduar kryeministrin Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon.
Të njëjtët burime bëjnë me dije se i riu është identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës.