KËRCASIN ARMËT NË KRUJË/ Pas sherrit 18-vjeçari sulmoi me pushkë banesën e komshiut (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krujë. Një 18 –vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Qerim Mali, është autori i dyshuar i ngjarjes, i cili njihet si person me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë aksionit, u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pushkë së bashku me municion.
NJOFTIMI
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

