PAMJET+EMRI/ Shoferi i dehur përplas automjetin me shtyllën elektrike në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2025, 09:18
Një aksident pa pasoja në njerëz është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 04:00, në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës.
Mjeti me targë AB057PX, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Bino, është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për fat të mirë, në momentin e aksidentit nuk ka pasur kalimtarë në rrugë, e cila është një nga arteriet kryesore të qytetit.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit dy herë, ku në matjen e parë rezultoi me 1.1 mg/l, ndërsa në të dytën me 1.28 mg/l, duke konfirmuar se ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. Policia vijon me procedurat përkatëse ligjore në lidhje me ngjarjen.
