Kodi i ri Penal/ Bino: Ka tendenca kriminalizuese dhe nuk është proporcional me shkeljet
Përmes një interviste në Ora News, Blerjana Bino eksperte komunikimi tha se drafti për Kodin e Ri Penal ka disa shqetësime dhe se ka një qasje kriminalizuese.
Bino: Nuk është kundërshtojmë përditësimi ne Kodit në përgjithësi, e mirëpresim një kod të ri që i përshtatet zhvillimeve të reja. E kemi kërkuar nga ministria e Drejtësisë që të na vendoset në dispozicion drafti dhe të konsultohemi. Në procesin dhe mënyrën se si është prezantuar drafti që pamë ishte shqetësues dhe ne kemi bërë një analizë paraprake.
Drafti nuk ëhstë në cilësinë e duhur të formulimeve dhe në atë që njihet si parashikueshmëri me terminologji të paqartë, me kuptime të ndryshme për të njëjtin element apo edhe shkuarjes në një masë të madhe të kriminalizimit dhe masave të joproporcinale me veprat penale.