VIDEO/ Pastori sfidon shtetin me kafen e tij të rruga "Bardhyl", nuk liron hapësirën publike
Qytetarët shqiptarë vijojnë t’i drejtohen mediave për të denoncuar abuzimet që ndodhin me hapësirat publike në një kohë që qeveria u ka shpallur luftë zaptuesve të këtyre hapësirave.
Një denoncim i tillë raportohet nga “JOQ” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku banorët e disa pallateve thonë se abuzimi po bëhet nga Paulin Vilajeti, një pastor dhe pronar i kësaj kafe në lagje.
Duket se pastori është më i fortë se shteti, pasi lokali i tij ende vijon që të ushtrojë aktivitetin i pa shqetësuar nga ndëshkimet administrative, pavarësisht se ka zaptuar hapësirën publike.
Disa ditë më parë inspektorët e IMT-së shkuan në zonë dhe urdhëruan lirimin e hapësirës së zaptuar. Paulini hoqi vetëm xhamat anësorë të lokalit të tij, ndërsa tavolinat nuk janë lëvizur vendit, duke abuzuar me hapësirën e përbashkët.
“Siç e shikoni pastori Paulin Vilajeti eshte me i forte se shteti dhe ka hequr vetem tenden dhe xhamat anash por siperfaqja e perbashket ose hapesira mes dy pallateve diku 80 % eshte zene nga kafja dhe kemi vetem zhurma deri naten vone. Tymi duhanit qe pijne klientet e kafes na hyne neper shpia nepermjet ballkonit dhe dritareve dhe asnjihere nuk mund te flejme rehat nga muzika e lokalit. Si banore i kemi bere ankesa te gjithe institucioneve qe ne muajin Mars Bashkise , IMT, IKMT, Komisariatit 4 dhe asnji rezultat ose përgjigje.”, shkruan denoncuesi në mesazhin e tij të bërë publik nga "JOQ"
View this post on Instagram

