U mbyt teksa peshkonte në lumin Mat, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë i të moshuarit
Është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga palombarët peshkatari Dedë Qoku, i cili u raportuar paraditen e sotme se ishte mbytur në lumin Mat.
Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit. Peshkatari u denoncua i zhdukur nga shoku i tij rreth orës 13:40.
Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.
Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se: Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
