Gjyli: Mos shkarkimi i Ristanit, mbajtje e një status-quo-je në këtë moment delikat në të cilin gjendet Bashkia e Tiranës
Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” foli mbi nismën e qeverisë për një reformë të thellë në pushtetin vendor.
Gjyli u shpreh se ajo çfarë ndodhi sot me Bahkinë e Tiranës ku nënkryetarët e kësaj bashkie u dorëhoqën nga detyra pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama.
“Vendimmarrja në Bashkinë e Tiranës nuk duhet parë e veçuar me atë që ka ndodhur edhe në bashkitë e tjera të vendit.
Por vendimmarrja për Tiranën do të kërkonte një lloj ndjeshmërie pak më të lartë krahasuar me bashkitë e tjera, duke qenë se jemi në situatën ku kryetari i Bashkisë është duke u proceduar penalisht dhe akoma nuk ka një vendimmarrje të saktë sa i takon fatit të tij lidhur me vendimin në instancat e drejtësisë dhe kjo patjetër që do të afektojë dhe fatin e tij politik.
Duke qenë se Bashkia e Tiranës është në këtë situatë, mendoj që vendimmarrja për të duhet të ishte menduar pak më mirë se sa në bashkitë e tjera.
Strategjikisht mendoj se mosshkarkimi i zonjës Ristani i korrespondon ruajtjes së një lloj status-quo-je në këtë moment delikat në të cilët gjendet Bashkia e Tiranës, e cila duhet të ketë atë lidershipin e vendimmarrjes dhe të firmës si ligjore dhe institucionale”, u shpreh ndër të tjera Arsejda Gjyli
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ARSEJDA GJYLIN

