Gazment Bardhi: Task-Forca për zgjedhjet, inekzistente

Përplasja mes Partisë Demokratike dhe SPAK u ashpërsua pas deklaratave të kreut të strukturës Altin Dumani se task-forca parandaloi krimet zgjedhore.

Sali Berisha e akuzoi drejtpërdrejt Dumanin për përfshirje në manipulimet elektorale, ndërsa Gazment Bardhi e quajti Task-Forcen "alibi të Ramës".

Deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani se hetimet e task-forcës parandaluan krimet zgjedhore, I janë përgjigjur drejtuesit e partisë demokratike.

Sali Berisha e akuzoi drejtëpërdrejtë se është i përfshirë në krime zhjedhore.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon se SPAK nuk bëri punën e tij për të hetuar krimet zgjedhore.

''Si Drejtues Politik i qarkut Fier deklaroj me përgjegjësi të plotë që jo vetëm nuk jemi thirrur kurrë për kallëzimet tona, por SPAK ka qenë tërësisht inekzistent edhe pse qarku Fier, si qarku i dytë më i madh i vendit, ishte një skenë krimi elektoral çdo minutë.

E kam thënë dhe e përsëris: Task Forca e SPAK ishte alibia perfekte e Edi Ramës për të realizuar skenarin e njohur edhe në raportin paraprak nga OSBE-ODIHR të shkrirjes së “partisë, shtetit dhe krimit” në një të vetme në zgjedhje!

Shndërrimi i SPAK nga shpresë në alibi është lajmi më i keq që shqiptarët morën në zgjedhjet e 2025!

Në një takim informal me gazetarët kreu i prokurorisë special tha se strategjia për zgjedhjet ka pasur efekt parandalues.

Lidhur me statistikat dhe të dhënat Dumani tha se nga 193 materiale të administruara, 35 janë nga policia e shtetit dhe  80 nga qytetarët.