Rama për korrupsionin/ Kryeministri nuk e përmend Veliajn: Kemi drejtësi të pavarur
Në një intervistë për “Die Zeit”, Kryeministri Edi Rama rrëfen jetën, artin, politikën dhe reformat, duke theksuar drejtësinë e pavarur si arritje madhore për Shqipërinë dhe integrimin në BE. Pa përmendur emra, ai distancohet nga të arrestuarit për korrupsion, flet për sfidat personale e institucionale, dhe zbulon projekte strategjike si ai i Sazanit.
Në një intervistë të gjatë për revistën gjermane DIE ZEIT, kryeministri Edi Rama nuk e përmendi me emër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj, por arrestimin e tij dhe zyrtareve të tjerë I cilësoi si suksese të drejtësisë së re në Shqipëri.
"Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi nëakuza ose dënime."
I pyetur A ka arritur korrupsioni në qeverinë e tij?, Rama tha se një mazhorancë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nësë një ose disa anëtarë dyshohen apo janë nën hetim, por nga mënyra se si reagon në raste të tilla.
"Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur."
Përballë pyetjes A do të bëhet korrupsioni një pengesë vendimtare në përpjekjet për t’u bashkuar me BE-në? Rama kishte si përgjigje angazhimin për ta luftuar.
"Lufta jonë kundër tij është një garanci e rëndësishme e dëshirës sonë të vërtetë për t’u bërë anëtar i BE-së. Sukseset tona në këtë luftë janë vlerësuar shumë nga BE-ja."
Gjatë intervistës kreu I qeverisë ka zbuluar detaje nga negociatat me kompaninë e dhëndrit të Donald Trump për zhvillimin e Ishullit të Sazanit.
"Projekti përbëhet nga dy pjesë. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse."
Duke rrefyer fëmijërinë, të shkuaren si artist, rastin e dhunimit në vitin 1997 dhe përfshirjen në Politikë, Rama ka bërë treguar transformimin e tij personal në kohë.
"Edi Rama i ri nuk e kishte kuptuar se politika është një art që lëviz gjërat me talent dhe durim – ndërsa shteti është një makinë që na mban të bashkuar duke i rezistuar ndryshimit."
Për revistën gjermane, kryeministri ka ndarë vlerësime për figura të politikës dhë cështje globale dhe visionin për shqipërinë por duke lënë pa përgjigje pyetjen se cili është gabimi më I madh në qeverisjes
"Do të komentoj për këtë vetëm pasi të largohem nga detyra."
