Shkarkimet tek ''Migjeni''/ Shkreli: Benet Beci ka gabuar rëndë, për të ka 'folur' SPAK-u
Zyrtarja dhe anëtarja e këshillit bashkiak të PD në Shkodër, Eljona Shkreli në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se do vazhdojë luftën për të thënë të vërtetën dhe se për Benet Becin ka folur SPAK.
Shkreli: Kam ndërgjejen e pastër se me aq sa kam pasur zë e forcë i kam dal zot qytetit.
E ndjej detyrim moral që të vazhdoj luftën time që të them gjithmonë të vërtetën.
Ky kryetar bashkie ka gabuar shumë rëndë.
Gjithmonë kam folur me fakte.
Për Benet Becin nuk është e nevojshme që të flas unë, sepse ka folur SPAK.
Përderisa ai është një person nën hetim sot flet me ndërgjegje të pastër sipas tij që po mbron taksat e qytetarëve shkodranë për dy aktorë që sipas tij po marrin rrogën kot.
Por që në asnjë moment nuk ka folur për abuzimet me fondet dhe me taksat e shqiptarëve që ka vjedhur përmes tenderave abuzivë.
