KODI I RI PENAL I PA KONSULTUAR! Kryeprokurori: S’ka një analizë se përse duhej ndryshuar tërësisht. Do preken çështjet që janë në shqyrtim. Haxhia: Ka nene që nuk kuptohen

Kryeprokurori Olsi Çela dhe kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia janë në një mendje sa i përket projektit të ri të Kodit Penal. Sipas tyre puna duhej të niste me një analizë mbi problemet e ligjit të vjetër, e më tej të debatohej për riformulimin e draftit të ri. Sipas tyre nenet e propozuara shpesh janë konfuze e paraqesin probleme

Kryeprokurori Olsi Çela ka dhënë rezerva të forta sa i përket ndryshimit të plot të kodit penal. Sipas tij nëse do të ishte nevojë fillimisht duhej debatuar se cilat çështje nuk i mbulonte

Të njëjtin argument jep dhe kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia.

Sipas Çelës, mungesa e debatit paraprak bën që dhe debati të mos jetë i qartë.

Ndërsa Maks Haxhia shton se kodi aktual parashikon çdo vepër dhe se nuk ka të bëjë as me reformën në drejtësi dhe as me integrimin në BE

Madje kryeprokurori parashikon dhe krijimin e problemeve

Kreu i Dhomës së Avokatisë nga ana tjetër shprehet se Kodi i ri ka jo vetëm probleme gjuhësore, por dhe logjike.

Kodi i ri Penal u paraqit prej ministrit të drejtësisë një javë më parë ku u kërkua dhe bashkëpunimi me opozitën dhe grupet e interesit për të shkuar në një projekt përfundimtar