Klubi i Kategorisë së Parë “pa frena” në merkato, prezanton 3 blerje të reja

Iliria vijon të jetë tepër aktive në merkato, teksa së fundmi ka prezantuar 3 afrime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për mbrojtësi 22-vjeçar Meridijan Sejdiu, mesfushorin Benedikt Asema dhe sulmuesin Austin Sandej.

Dy futbollistët afrikanë kanë firmosur për 4 vite, ndërsa Sejdiu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës së Re dhe FC Prishtinës, ka firmosur për 2 sezone.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare:

 KF Iliria forcohet me 3 afrime të rëndësishme!

Meridijan Sejdiu – 22 vjeç, mbrojtës i majtë me përvojë në futbollin kosovar. Vjen nga ekipet Prishtina e Re dhe FC Prishtina, dhe ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone. Një lojtar me karakter, teknikë dhe qartësi taktike në krahun e majtë të mbrojtjes.

Austin Sunday – 19 vjeç, sulmues i djathtë me shpejtësi dhe shpërthim. Vjen nga Nigeria dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Ilirinë. Një talent i ri që premton shumë në fazën ofensive.

Benedict Asema – 20 vjeç, mesfushor qendre me vizion dhe qëndrueshmëri. Gjithashtu nga Nigeria, Asema ka firmosur për 4 vite, duke sjellë stabilitet dhe balancë në mesfushën tonë.

Të tre lojtarët i bashkohen projektit tonë për sezonin e ri, me objektiva të qarta dhe ambicie të lartë.

Mirë se vini në familjen KF Iliria!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)