Zjarri në zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, ndërhyrja nga toka për shuarjen e flakëve vijoi dhe gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2025, 09:43
Përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth.
Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta.
