Vr*sja m*kabre e babait/ Sa vite burg rezikon vajza dhe bashkëpunëtorët? Komenton avokatja Toçi
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", avokatja Dea Toçi komentoi krimin e rëndë në familje në Fier, duke e cilësuar si një akt monstruoz që sfidon çdo arsyetim njerëzor dhe ligjor.
" Është shumë e vështirë të analizosh nga ana njerëzore këtë ngjarje sepse mendoj që i tejkalon kufinjtë e monstrozitetit.
Dihet që ligjërisht dhe moralisht është e ndaluar të marrësh jetën një individi, por të marrësh jetën e personit që të ka sjellë në jetë, mendoj se kjo është makabre. Kjo nuk ka justifikim, nuk ka arsyetim.
Ka patur raste të tilla, nuk është rasti i parë i krimit në familje që degradon në vrasje, por ka pasur raste kur kanë qenë njerëz edhe me çrregullime të shëndetit mendor dhe ndoshta është justifikuar për këtë arsye, por në këtë situatë edhe pse është herët, hetimet janë duke u zhvilluar, por është pikasur një ftohtësi në kryerjen e këtij krimi dhe në fshehjen e tij, nga ana e vajzës dhe e nënës që e ka ndihmuar. Kjo është monstruoze, nuk mund të bëj asnjë lloj shpjegimi dhe analize për arsyet që mund ta kenë dërguar këtë vajzë që të bëj këtë krim.
Kam parë nëpërmjet raportimeve të gazetarëve dhe intervistat që janë marrë nga familjarë apo nga fqinjë, që është munduar të shfaqet babai si një person që ka patur probleme dhe konflikte me vajzën dhe bashkëshorten. Prap nuk e shoh të llogjikshme që nëse brenda një familje ka dhunë apo mosmarveshje, nuk ke dashuri për prindërin largohu, por kurrësesi ti marësh jetën dhe të marësh emrin bija e dikujt.
Në analizën sesi do të shihet nga gjykata në bazë të Kodit Penal është herët sepse duhet parë roli që kanë patur vajza, nëna dhe një person i tretë që është arrestuar së fundmi, i cili dyshohet si bashkëpunëtor.
Vrasje në rrethana cilësuese është vrasja që ka bërë vajza, dhe këtu parashikohet minimumi i dënimit me 20 vite deri në burgim të përjetshëm.
Nëbna aktualisht mbahet me akuzën e veprimeve që po pengojnë zbulimin e së vërtetës. Këtu është dënim minimal, gjobë deri në 3 vite. Por besoj që gjatë fazës së hetimeve do të zgjasi. Mund të dali edhe që nëna mund të ketë qenë bashkëpunore.
Për personin e tretë nuk e di se çfarë roli ka patur, është bashkëpunëtor në vrasje apo jo. Ai e ka mohuar ndërkohë që vajza e ka pranuar vrasjen. Duhet parë roli në sajë të hetimeve", u shpreh Toçi.
