VIDEO/ Zjarri në Borsh aktiv prej 48 orësh, shumë afër zonës së plazhit dhe fshatit! Ende asnjë veprim për shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 20:28
Një vatër aktive zjarri është aktive prej 48 orësh në Borsh.
Sipas informacioneve për Dosja.al, për fikjen e zjarrit nuk është angazhuar asnjë zjarrfikëse dhe nuk është marrë asnjë masë.
Flakët vijojnë të përhapen, ndërsa raportohet se janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit.
Ndërkohë vatra të tjera zjarri janë raportuar në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për fikjen e tyre por ndërhyhet edhe nga ajri, ku në ndihmë kanë ardhur avionët Canadair nga Kroacia dhe Italia.
