VIDEO/ Vijon zjarri në mal , terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësvenë Borsh! Situata e rënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 20:54
Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë.
Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.
Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.
Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.
Deri tani nuk ka rrezik për djegie banesash, por intensiteti i zjarrit mbetet i lartë.
