VIDEO/ Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Bulqizë, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë, në terren 8 mjete zjarrfikëse

Vatra e zjarrit në Bulqizë në vendin e quajtur Qafë Bualli vijon të jetë aktive ndërsa flakët po përhapen me ritme të shpejta. 

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën dhe bën me dije se për fikjen e flakëve po ndërhyhet dhe nga ajri me dy helikopterë. 

Në operacion janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie dhe 10 forca vullnetare.

POSTIMI I PLOTË:

Zjarri i rënë në vendin e quajtur Qafë Bualli, drejtuar nga Qyteti i Vjetër dhe Plani Bardhë.

Në operacion janë angazhuar,
8 mjete zjarrfikëse
40 efektiv të MZSH
15 efektiv të Policisë së Shtetit
25 forca bashkie
10 forca vullnetare
2 helikopter në rotacion

Përveç operacionit në terren po operohet me ndërhyrje nga ajri.