EMRI/ Zjarri në malin e Shashicës rrezikoi fshatrat Kaninë dhe Sherishtë, vihet në pranga personi që e ndezi

Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e djeshme nga një zjarr që mori përmasa masive. 

Bëhët me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të dendur. Ndërkohë era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit me ritme të shpejta në drejtim të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë, duke rrezikuar zonat e banuara dhe stanet e bagëtive në afërsi.

Kjo vatër zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa në pranga lidhur me këtë është vënë shtetasi Elmaz Fejzaj, banues në Kaninë, i cili posedon një stan bagëtish në zonën ku dyshohet se është ndezur zjarri. Ndaj tij është nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Motivi i zjarrvënies dyshohet të jetë hapja e kullotave të reja për bagëtinë, një praktikë e ndaluar që ka sjellë pasoja të rënda mjedisore dhe rrezik për banorët lokalë.