''Mburoja që kishte nuk ekziston më'', Abilekaj: Në dosjen e Veliajt nuk janë shtuar çështjet e '5D' dhe inceneratorit

Analisti, Enton Abilekaj në një intervistë në Ora News u shpreh se çështjet e ‘5D’ dhe inceneratorit nuk janë shtuar në dosjen e Erion Veliajt.

Abilekaj: Pendohen dëshmitarët sepse tani kemi parë që u shpërbë grupi.

Mburoja që kishin aty nuk ekziston më, as në BKH as në SPAK.

Ajo që e garantonte këtë mburojë, Klotilda Bushka është vetë nën akuzë tani.

Në dosjen e Veliajt, prokuroria nuk është kujdesur të merrej me çështjet kryesore që Veliaj mund të akuzohej.

Siç është ‘5D’ dhe inceneratorët.

U mendua që këto çështje do i shtoheshin akuzës që të bëhej drejtësi për çështje që buxheti i shtetit ka humbur shumë para.

Ne po shohim që aty është komunikuar akuza dhe këto çështje nuk janë shtuar akoma.

Për çështjen ‘5D’ dhe për inceneratorët, Veliaj nuk ka asnjë gjë.