Thaçi në Hagë, Rama: Çka s’është e lirë është drejtësia ndërkombëtare

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon të qëndrojë në paraburgim në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një thënie të Thaçit, i cili shprehet se edhe pse është i privuar përkohësisht, populli i tij është i lirë përjetësisht.

Por sipas Ramës, “Ajo që nuk është e lirë është drejtësia ndërkombëtare”.

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi në Hagë, Rama: Çka s’është e