Rama analizon qeverinë/ Kryeministri prezanton Kryeinspektorin Dixhital të Territorit
Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të enjte kabinetin qeveritar në një takim analizë larg vëmendjes së medias ku në fokus mësohet se ka qenë raportimi ecurinë e punës dhe projektet për të ardhmen.
Secili prej ministrave sipas burimeve raportoi mbi ecurinë e sektorit që mbulon në kuadër të detyrave të caktuara më herët nga kreu i qeverisë.
Ministrat raportojnë edhe për problematikat e zaptimit të hapësirave publike, ndërsa burimet bëjnë të ditur se në fokus është reformimi i pushtetit vendor, i cili do të pasohet nga një mbledhje politike e nivelit të lartë brenda Partisë Socialiste për të formalizuar drejtimin e ri të qeverisë.
Takimi analizë vjen në në një moment kur në vend ka nisur një operacion kombëtar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara të zëna në mënyrë të paligjshme.
Ditë e fundit, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe një reform të thëllë në mëyrën e menaxhimit të territorit, që do të shoqërophet me ndryshime ligjore
Në mandatin e katërt, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar si prioritet plotësimin e reformave të integrimit me synimin për të qenë gati për anëtarësim brenda vitit 2030.
Ndërsa detajet nga analiza me dyer të mbyllura të qeverisë janë të pakta, kryeministri Edi Rama zbuloi përmes rrjeteve sociale Kryeinspektorin Digjital, një platformë që do të raportojë në kohë reale shkeljet në territor, përfshirë zaptimin e hapësirave publike.
Në postimin e tij, Rama shpjegon se ky sistem do të mbulojë hap pas hapi gjithë gamën e aktiviteteve shtetërore dhe shoqërore – nga ndërtimet te tarifat vendore, bujqësia, pyjet dhe lumenjtë – duke lehtësuar punën e institucioneve dhe vështirësuar abuzimet.
Videoja e publikuar është një fragment i të dhënave që Kryeinspektoriati po mbledh në terren, në funksion të zbatimit të masave të reja për kontrollin e territorit.
