Rama mbledh ministrat/ Andoni: Pushteti i tij i jashtëzakonshëm, mbi ligjin e autoritetit lokal

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti Ben Andoni komentoi mbi natyrën dhe qëllimin e takimeve të përqendruara të qeverisë, të njohura si “retreat”, duke i cilësuar si një mënyrë për të rritur përgjegjësinë dhe angazhimin e kabinetit qeveritar.

" Në qoftë se takimi 'retreat', por në fakt është takim rutinor që zoti Rama e bën gjithmonë dhe madje jep dhe gjeografi. Ju e dini disa takime të këtij lloji janë bërë në vënde të ndryshme të Shqipërisë, e para për ti dhënë gjeografi dhe e dyta dhe në mënyrë simbolike për të treguar që qeveria është shumë afër me problematikat e njerëzve.

Në këtë rast për ta shkundur pjesën qeverisëse, për të vendosur para një lloj përgjegjësie dhe anëtarët e qeverisë së tij por dhe njerëzit që motojnë poste të reja, zoti Rama në mendimin tim i bën takimet e tilla për të treguar që përgjegjësia në ekzekutivin e tij është jashtëzakonisht e madhe, puna është vazhdimisht impenjative dhe mbi të gjitha vazhdimisht matesh me rezultate.

E dimë që janë disa dikastere pune e të cilave nuk është se mund ta matësh me shumë objektiva. Kjo mund të bëhet me ministri të veçanta, siç është ajo që lidhet me mjedisin dhe turizmin ose për shembull ajo që lidhet me energjinë dhe infrastrukturën, por jo çdo lloj dikasteri", u shpreh Andoni.