''Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda'', Zhupa: Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri

Deputetja e PD, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se zjarri masiv në Delvinë ka lënë pasoja të rëmda.

Postimi:

Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda!

Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri, nga forcat zjarrfikëse.

Zjarri që shtrihet në Senicë, në Kalasë, në Tatzat, në Kopacez, në Vergo ka berë dëme të mëdha deri tani.

Janë djegur shtëpi, mijëra rrënjë ullinj dhe është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.

Fatmirësisht ska demtime të banorëve.

Institucionet të marrin masat urgjente!