Kuçana: Erion Veliaj ka futur në një ngërç ligjor Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj ka futur në një ngërç ligjor këshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës.
Kuçana: Dje një nga çështjet që është diskutuar ka qenë edhe kampusi universitar.
Aty ka një paligjshmëri të madhe.
Kryetari i bashkisë sepse vazhdon të jetë në detyrë, Erion Veliaj i ka futur në një ngërç ligjor këshillin bashkiak.
Duke votuar Këshilli Bashkiak dhënien e një ambienti, i cili është ambient i universitetit të Tiranës për t’ja kaluar Kolegjit Europian.
Ne nuk jemi kundër integrimit dhe politikave Europiane, por kjo nuk mund të ndodhi në tokën e Universitetit të Tiranës.
Është e turpshe që trupa akademike nuk reagojnë e nuk marrin në mbrojtje Universitetin e Tiranës.
Në kulmin e turizmit, Kryeministri terrorizon pushuesit.
