Investimet në fushën e Sigurisë/ Abazi: Samiti i NATO-s me karakter historik, Europa e zbuluar përballë rrezikut rus

Ish-Ushtaraku, Sulejman Abazi në një intervistë në Ora News u shpreh se samiti i NATO-s në Hagë ishte me karakter historik.

Abazi: Jo më larg se një muaj në Hagë u mbajt Samiti i NATO-s.

I cili për nga mënyra se si u zhvillua dhe vendimet që mori mund të konsiderohet një Samit i karakterit historik.

Sepse ajo që ishte kryesore, është çështja e pranimit të rritjes së shpenzimeve ushtarake duke shkuar në kufirin e 5% të prodhimit të përgjithshëm bruto.

Kjo rritje sigurisht që nuk është rastësi.

Kërkesa që bëhet veçanërisht nga SHBA tregon që Europa përballë një situatë gjeostrategjike në një tjetër stad zhvillimi, duhet patjetër që të investojë shumë në çështjet e sigurisë europiane.

Përballë rrezikut rus, Europa në shumë aspekte ndihet e zbuluar.