Zjarri në Lurë prej më shumë se dy javësh aktive, situatë alarmante, digjen disa hektarë me pyje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2025, 17:00
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë në Malin e Dejës vijojnë të jenë ende aktive.
Zjarri prej 20 ditësh ka marrë "pushtetin" e zonës ndërsa autoritet nuk kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët të cilat vijojnë të djegin hapësira të mëdha.
Situata është kritike ndërsaderi më tani ka djegur më shumë se 400 hektarë pyje.
Dëmet më të mëdha janë në fshatrat Gurë Lurë, Zall Gjoçaj dhe Mas Dejë.
Terreni i thyer ka sjellë që të ketë vështirësi edhe në ndërhyrjen nga ajri pasi nga tymi mund të rrezikohet jeta e pilotit.
Zjarret në vend janë aktivizuar duke u favorizuar nga era dhe temperaturat.
Shpesh edhe ndërhyrja me vonesë e autoriteteve ka sjellë që situata të bëhet kritike dhe të mos vendoset nën kontroll për disa ditë.
