Rëndohet situata në Delvinë, merr përmasa të mëdha zjarri në fshatrat Vergo e Palavli, digj*n shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2025, 15:34
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa.
Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike, ku flakët e zjarrit i janë afruar rrugës nacionale.
Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën Dhimtrit dhe 4 banesa.
Forca të shumta zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve.
