VIDEO/ Pësoi dj*gie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi i komisariatit të Delvinës dërgohet me helikopter drejt Traumës
Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasditen e sotme.
Ai ka pësuar djegie në bark, krahë dhe këmbë gjatë zjarrit që shpërtheu sot në Senicë, ku ishte i pranishëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci, i cili ndodhej në vendngjarje mesditën e sotme për shuarjen e zjarrit, ka pësuar djegie në trup dhe fillimisht u shtrua në spitalin e Sarandës.
Po ashtu, shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame, ndodhet në spital pasi është asfiksuar nga tymi.
Situata mbetet kritike dhe autoritetet vazhdojnë punën intensive për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.
Rreth orës 16:00 autoritetet informuan se kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.
