FOTO/ Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plago*en dy persona

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë.

Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i Benz-it ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale.