U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2025, 12:47
Një tjetër anëtar i grupit të supermashtruesit Florian Gjergji ka rënë në pranga e Policisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Saimir Reka i cili një vit më parë ka arritur t’i marrë në bashkëpunim me 3 petrsona të tjerë, 100 mijë euro biznesmenit Flamur Rrushi, duke u hequr si Taulant Balla.
Saimir Reka (Hamza) u lokalizua dhe u kap në zonën e “Alliasit”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

