Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në një kasolle në Velipojë, çfarë dyshohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 08:30, në Velipojë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi P. P., 47 vjeç, i cili është gjetur i vdekur brenda një kasolleje.

Nga veprimet e para hetimore, sipas autoriteve, dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.

Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.