Gjykata e Lartë rrëzon rekurset/ Lihen në burg, ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina dhe Florenc Çapja
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 16:13
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-shefit të stërvitjes tek forcat speciale RENEA Altin Morina.
Lihet në fuqi arresti me burg për Morinën i cili është i dyshuar nga SPAK për disa vepra penale në të paktën dy dosje pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin sky ecc.
U ekstradua nga Dubai, rrëzohet edhe rekursi i Florenc Çapjas në Gjykatën e Lartë.
Apeli i GJKKO vendosi ne muajin maj vijimin e masës arrest me burg.
