Mungon orientimi profesional për të rinjtë/ Llazo: Maturantët kanë nevojë për këshillim karriere, jo për zgjedhje të momentit

Gjatë një interviste në "Ora News", ekspertja e arsimit Ana Llazo theksoi rëndësinë e këshillimit të mirëfilltë të maturantëve për orientimin drejt një karriere të qëndrueshme dhe në përputhje me aftësitë e tyre.

" Të drejtohen në një treg pune të duhur, apo të zgjedhin një degë apo lëndë të duhur duhet të kenë një këshillues të mirëfilltë karriere i cili duhet të jetë një njohës i mirë i tregut të punës. Unë këtë e shikoj si pikën kyçe.

Më pas maturantët, të cilët ata vetë janë drejt një rrugëtimi shumë të rëndësishëm duhet të mendohen mirë dhe të bëjnë një plan dhe duhet të fokusohen tek aftësitë dhe talenti që ata kanë.

Ne gjithmonë e shikojmë si diçka që duhet të fokusohemi tek degët që janë më 'trendy' dhe që kanë më tepër prioritet. Pjesa më e madhe e maturantëve fokusohen tek kjo gjë.

Pra, nuk mirëorientohen dhe nuk thellohen mirë që ata mbase mund ta zgjedhin për momentin por që në një moment të caktuar mund të pendohen dhe nuk është zgjedhja e duhur.

Më pas duhet të mendohen më gjatë mos të fokusohen drejt e tek pagave", u shpreh Llazo.