DREJT FINISHIT/ 7 kandidatët për kreun e BKH-së futen në makinën e së vërtetës. Në fund do i intervistojë Dumani, Kraja dhe Dibra
Po kryhet aktualisht, nga ora 13:00 e në vijim testi i Poligrafit ndaj 7 kandidatëve për garën e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ky testim është i parafundit dhe fut të gjithë kandidatët si Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, në makinën e të vërtetës.
Kandidatët lidhen me pajisje elektronike dhe më pas i përgjegjen të gjitha pyetjeve që ju jepen nga Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Pas çdo përgjigje që jep kandidati, makina e poligrafit që njihet ndryshe dhe si makina e të vërtetës, analizon gjendjen emocionale të personit që është futur në testim dhe jep rezultatin nëse përgjigjja është e vërtetë ose e rremë.
Një praktikë të tillë do i nënshtrohen të 7 kandidatët që kanë garuar për të marrë postin e kreun e BKH-së.
Ndërkohë pas përfundimit të kësaj faze, pritet që në datën 28 Korrik, 7 kandidatët ti nënshtrohen fazës përfundimtare siç është ajo e intervistimit nga tre anëtarët e Komisionit, Dumani, Kraja dhe Dibra, të cilët një ditë më vonë shpallin fituesin duke u mbështetur mbi formulën e pikëzimit.
Kandidatët potencialë më të favorshëm në këtë garë, janë zv/drejtuesi aktual i BKH-së, Joni Keta që mbështet dhe preferohet nga Arben Kraja.
Si dhe kandidati tjetër është oficeri vlerësues, Elton Kërluku nga Dibra që preferohet nga titullari i SPAK, Altin Dumani.
Pak ditë më parë Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, ju drejtua me një letër të hapur titullarëve të institucioneve, se Elton Kërluku, nuk është i përshtatshëm dhe i denjë për të marë postin e BKH-së, pasi disa vite më parë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

