Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, lëndohet çifti dhe një këmbësor

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota përpjetë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është përplasur nga mjeti.

Të lënduarit janë çuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.