“Kërkoj mos të jem unë gomari”/ Procesi “Sterilizimi“, çudit gjatë mbrojtjes në GJKKO ish-drejtori i ministrisë së Shëndetësisë

Pas shpalljes së pretencës nga SPAK për dosjen 'Sterilizimi' ka nisur mbrojtja e të pandehurve të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar duke veçuar çështjen nga ish-ministri Ilir Beqaj.

Gjatë fjalës se tij Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik i ministrisë së Shëndetësisë kërkoi të shpallet i pafajshëm duke deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë shpërdorim detyre që pretendon SPAK.

Për këtë ai i kërkoi gjykatës të tregojë dhe një anekdodë.

“Lexova nje anekdodë para ca ditësh, mori flak pylli dhe u mblodhën gjithë kafshët thanë po na dënon Zoti se kemi bërë shumë mekate, luani tha unë psh kam ngrënë shumë prej jush, ujku e dhelpra po ashtu, pastaj i erdhi rradha gomarit dhe tha që pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe vajta e hëngra, te gjitha kafshët thanë ky është gabimi më i rëndë dhe dënuan gomarin “.

I pyetur nga gjykata pse e tha këtë anekdodë, ish-zyrtari u shpreh: Kërkoj mos të jem unë gomari”.