Kryebashkiaku e 'merr në qafë'/ I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën policit të burgjeve (EMRI)
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 14:33
Një polic i burgjeve ka marrë njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me një incident gjatë shoqërimit nga Durrësi të Erion Veliajt drejt Tiranës.
Polici, Fatjon Baci i kishte dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Veliaj gjatë këtij procesi.
Hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve, ndërsa prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
