Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë në Korçë, në kërkim kontrabanduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 10:56
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”.
Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara.
Gjithashtu është shpallur në kërkim një 39-vjeçar që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.
Sakaq janë proceduar penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.
Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta.
