Korçë/ Zjarr në një banesë në ‘rrugën e Ersekës’, pronari dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 19:38
Zjarr në një banesë në zonën e quajtur ‘Rruga e Ersekës’.
Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.
I lënduari u mor nga ambulanca për tu çuar drejt spitalit të Korçës.
